Dy ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vendosën sanksione Kosovës. Vendi ynë u përjashtua nga “Defender Europe 23”.
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier njoftoi se vendimi për përjashtimin e Kosovës nga “Defender 23” u mor gjatë natës nga komandanti amerikan për Europën, Christopher G. Cavoli.
Polici, qytetarit që u sulmua në veri: “Pse me dalë në këtë situatë, mirë ta kanë ba”
Përkundër përjashtimit, në ndërtesën e qeverisë së Kosovës ende qëndron i vendosur baneri “Defender Europe 2023”.
Kryeministri Albin Kurti sanksionet e Amerikës i quajti të padrejta teksa theksoi se kjo është një fatkeqësi.
SHBA ndëshkoi Kosovën në këtë formë pasi Kurti nuk pranoi kërkesën e tyre për t’i tërhequr njësinë speciale të policisë nga veriu i Mitrovicës, përkundër tensioneve të shkaktuara dhe plagosjen e ushtarëve të KFOR’it. /Botapress.info/