• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“U paralizova, 28 ditë isha pavetëdije” – Pacolli rrëfen për ngjarjen e trishtë të jetës së tij

nga Bota Press
8 Qershor, 2023
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli ka folur këtë të Enjte në një intervistë për Blendi Fevziun në “Opinion” edhe për jetën e tij personale.Thuajse e pabesueshme, por ai thotë se ka një herë të dytë që i ka shpëtuar vdekjes. Një aksident në vitin 1980 me makinë i shkaktoi plagë të rënda, aq sa mjekët në spitalin ku e dërguan e konsideruan të vdekur.

Por, ishte një bllok ku Pacolli kishte shënuar numrat e tij të kontaktit ai që bëri “mrekullinë”.

-Në këtë kohë kur ju kishit filluar të punonit në biznes në Zvicër, pësoni një aksident shumë të rëndë.

Behgjet Pacolli: Në vitin 1980 në Ljubjanë, ishte koha kur Tito ndodhej në të njëjtin spital dhe po kalonte ditët e fundit të jetës. U përplasa para Ljubjanës dhe kam qenë pa vetëdije 28 ditë.

-28 ditë pa vetëdije?! Po pastaj keni qëndruar i veshur për një kohë të gjatë?

Behgjet Pacolli: Unë kam qenë i paralizuar për arsye se dhe fotografitë sot e tregojnë që kam një konstruksion, këto vrimat këtu janë… Kam mbajt një konstruksion metalik për me mbajt…

-Qafa të mbante peshën e kokës? Është e vërtetë që në momentin e parë të aksidentit menduan që kishit vdekur?

Behgjet Pacolli: Mua më kanë menduar për të vdekur, dhe njeriu që më ka tërhequr prej asaj kapeles ku i mbajmë të vdekurit, një mjek që ishte kryesori i spitalit të cilin drejtori i spitalit vjen vetëm 17 minuta pas momentit që jam dërguar në morg. Vjen e thotë ku është ky pacient? Kur më heqin xhaketën e gjakosur, më bie blloku i numrave të telefonit. Ajo vajza e hap bllokun dhe i bien sytë te Mahmut Bakalli.

-I cili ishte anëtar i Byrosë politike të Jugosllavisë…

Behgjet Pacolli: I njohur. Ajo e merr në telefon Bakallin dhe është shumë interesant që thirr pikërisht këtë numër, se aty kanë qenë disa numra. E thërret numrin e shtëpisë, aty lajmërohet drejtpërdrejtë Mahmuti dhe ai thotë si është e mundur. Ajo i thotë që Behgjeti është këtu dhe është në gjendje të vështirë. Bakalli thërret homologun e tij, ai drejtorin e spitalit dhe ky i fundit doktorin e zemrës. Ky vjen aty dhe në momentin e parë që ma heqin çarçafin e bardhë dhe kam filluar të derdh gjak nga goja. Ai e bën një bypass në mënyrën më primitive, me një pompë e pret venën dhe bën të mundur që gjaku të shkojë në tru. Për arsye se zemra dhe organet e tjera këtej kanë qenë të bllokuara. Aty fillon çdo gjë të funksionojë mirë, po ata nuk e dinin se unë isha i paralizuar. Pas 4 muajve ata e kuptuan se unë nuk mund të lëvizja dhe më vunë atë konstruksionin.

Tags: komangjarjaPacolli

Të ngjashme

Kosovë

Gërvalla për mediumin gjerman: Do të ketë luftë nëse …

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Kosovë

Deputet të “ uritur” për tre muaj i harxhuan 25 mijë euro dreka

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Kosovë

Zyrtare: Nis ulja e tarifave të roaming BE – Ballkani Perëndimor

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Kosovë

​SBASHK: 400 mësimdhënës me sëmundje të rënda detyrohen të punojnë

nga Bota Press
2 Tetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Gërvalla për mediumin gjerman: Do të ketë luftë nëse …
  • The Guardian: Amerikanët të bindur se grupi terrorist është armatosuar dhe kontrolluar nga Beogradi
  • Deputet të “ uritur” për tre muaj i harxhuan 25 mijë euro dreka
  • Zyrtare: Nis ulja e tarifave të roaming BE – Ballkani Perëndimor
  • Ambasada Gjermane del me njoftim: Kush ka pasaportën e Kosovës, nga 1 janari lëvizë pa viza…

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.