Policia e Kosovës ka njoftuar për sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme parash dhe stolive të arit.
Sipas njoftimit të Policisë për këtë është arrestuar i dyshuari S.SH.
“Njësiti për Reagim të Shpejtë i Prishtinës dhe zyrtarët e Fushë Kosovës, kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të stolive të arit dhe një shumë të parave”, thuhet në njoftimin e Policisë
Sipas Policisë i dyshuari pas arrestimit i kishte ofruar para zyrtarëve policisë për të cilën u ngarkua edhe për veprën “ofrim i mitos”./Botapress.info/