Një person i cili është rrëzuar nga kati i nëntë i një pallati ka mbijetuar. Ngjarja ka ndodhur në Jersey City në New York, kur 31-vjeçari sic raportojnë mediat amerikane u hodh nga dritarja e ndërtesës.
“Dritarja e pasme e makinës shpërtheu. Pastaj filloi të bërtiste. Krahu i tij ishte i shtrembëruar i gjithi”, tha deshmitarja.
Ajo menjëherë ka njoftuar policinë, ndërsa thotë se bëri foto dhe video për të dëshmuar të gjithë ngjarjen.