“U godit në kokë me shipkë”, këto janë detajet e reja…

Një punëtor i Kompanisë Pastrimi ka marrë lëndime në kokë pasi u godit me një mjet të fortë nga një person që dyshohet të jetë me probleme mentale. 

Lajmi është konfirmuar nga Kompania “Pastrimi” Menaxheri i kësaj kompanie Behram Gashi, ka thënë se punëtori i tyre u godit me mjet të fortë në kokë.

“Është e vërtetë që ka ndodhur. Punëtori P.G është goditur nga një person me shipkë në kokë dhe në dorë, e momentalisht ndodhet në emergjencë, por më shumë nuk dijmë”, tha menaxheri i kompanisë Pastrimi, Behram Gashi.

ngjashme