Kandidatja e LDK’së për presidente, Vjosa Osmani, tha se në Podujevë patë një tubim fantastik me qytetarë në kuadër të platformës së tyre “Hajde folim” bashkë me kandidatin për kryeministër të kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
“Sapo e përfunduam një “Hajde folim” fantastik në Llap. Në mesin e llapjanëve patëm diskutime për shumë tema që janë në interes të qytetarëve, prej çmimeve të rritura te çështjet e energjisë te ajo se si mund ta kthejmë shpresën për zhvillim”.
Më pas ajo njoftoi se nga Llapi janë nisur për Skenderaj ku do t’i hapin zyrat e reja të LDK’së.
“E prej Skenderajt vazhdojmë në Istog dhe pas tij jemi edhe në Pejë. Pastaj kthehemi në Lipjan, në Gadime”.
“Mezi po presim t’ju takojmë të gjithëve”, tha Osmani.



Të tjera
Aktuale
Shumica e votave të numëruara – cilëve kandidatë që aktualisht kanë fituar mandatin u rrezikohet ende ulësja në Kuvend
Numërimi i votave për partitë politike
Showbiz
Vildane Zeneli ndez rrjetin me paraqitjen e fundit provokuese
Vildane Zeneli vazhdon të jetë një
Lajme
Ky është udhëtari që humbi jetën pasi zbriti në Aeroportin e Prishtinës
Ajo që duhej të ishte një