Trupat e FSK-së arrijnë në Adana, priten me duartrokitje nga vullnetarët turq

Një kontigjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbërritur në Turqi, në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti.

Fondacioni SETA në Uashington ka publikuar pamje nga momenti kur ekipi i Kosovës ka arritur në Adana dhe është pritur me duartrokitje nga vullnetarët turq.

LEXO EDHE KETE

OBSh-ja: Numri i viktimave të tërmetit në Turqi mund të shkojë në mbi 20 mijë

Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani dje ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ndihmë Republikës së Turqisë në tejkalimin e pasojave të tërmeteve të sotme

Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj kushtetuese, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar humanitar në Turqi për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme.

“Presidentja Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme”.


ngjashme