Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, mund t’i japë fund menjëherë luftës me Rusinë menjëherë “nëse do ai”, porse ka përjashtuar mundësinë që Ukraina të futet në NATO e po ashtu rikthimin e gadishullit të Krimesë. Krimea u aneksua nga Rusia ilegalisht në vitin 2014.
Trump ka bërë një postim në “Truth Social” disa orë para se të takohet në Washington me Zelenskyn i cili do të jetë i shoqëruar nga liderët kyç evropianë, raporton “BBC”.
“Presidenti i Ukrainës, Zelensky, mund t’i japë fund luftës me Rusinë gati menjëherë, nëse e do këtë, apo mund të vazhdojë të luftojë. Kujtoni si nisi. Nuk ka kthim të Krimesë të dhënë nga Obama (12 vjet më parë, pa asnjë të shtënë!), nuk ka hyrje të Ukrainës në NATO. Disa gjëra kurrë s’ndryshojnë!!!” – ka shkruar Trump.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e