Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur për zhvillimet e fundit në luftën me Iranin, ndërsa Teherani e tërhoqi sot vendimin e tij për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
Trump duket se e shpërfilli këtë, duke thënë “kemi biseda shumë të mira që po zhvillohen”.
“Gjërat po shkojnë shumë mirë – ata u treguan pak dinakë, siç kanë bërë për 47 vjet,” tha Trump.
Presidenti gjithashtu përsëriti pretendimet se SHBA-ja kishte eliminuar kryesisht marinën, forcën ajrore dhe udhëheqjen iraniane.
“Ata donin ta mbyllnin përsëri ngushticën, siç kanë bërë për vite me radhë, nuk mund të na shantazhojnë”, tha Trump.
“Do të kemi disa informacione deri në fund të ditës. Po flasim me ta, po mbajmë një qëndrim të fortë”, vazhdoi ai.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar