Presidenti amerikan, Donald Trump, ka publikuar një mesazh të ri në Truth Social, duke thënë se ushtria “ende nuk ka filluar të shkatërrojë atë që ka mbetur në Iran”.
Presidenti amerikan më pas kërcënoi se do të shkatërrojë edhe më shumë ura, pas sulmit të djeshëm mbi urën B1 që lidh Teheran me Karaj, një nyje e rëndësishme infrastrukturore që shërben si lidhje kryesore rrugore dhe ekonomike mes kryeqytetit dhe zonave përreth.
Sipas raportimeve, goditja në këtë urë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe ka ndërprerë përkohësisht qarkullimin në një nga akset më të frekuentuara në vend.
Lideri amerikan më pas përmendi edhe furnizimin me energji elektrike të Iranit si objektiv të mundshëm.
“Ushtria jonë, më e madhja dhe më e fuqishmja (pa asnjë krahasim!) kudo në botë, ende nuk ka filluar të shkatërrojë atë që ka mbetur në Iran. Radhën e kanë urat, pastaj centralet elektrike! Udhëheqja e regjimit të ri e di çfarë duhet bërë, dhe kjo duhet bërë SHPEJT!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Izraeli dhe SHBA-ja ka mbi një muaj që ka nisur një fushatë ajrore ndaj Iranit, e cila supozohet se është afër krijimit të bombës bërthamore. /Telegrafi



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,