Presidenti amerikan Donald Trump ka folur pas sulmit izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe kryeqytetit Teheran, duke deklaruar se ishte njoftuar paraprakisht për gjithçka.
Por e bëri të qartë se ushtria amerikane nuk luajti asnjë rol në operacion.
Në një deklaratë për Fox News, Trump tha se Irani nuk duhet të lejohet të ketë bombë bërthamore.
“Irani nuk mund të ketë bombë bërthamore dhe shpresojmë që do të kthehemi në tryezën e bisedimeve. Do të shohim. Ka disa njerëz në udhëheqjen iraniane që nuk do të kthehen”, tha Trump, duke aluduar në vrasjen nga Izraeli të disa gjeneralëve dhe shkencëtarëve të lartë.
Ai theksoi gjithashtu se ditët e fundit kishte biseduar shpesh me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Jemi të gatshëm të mbrojmë veten dhe Izraelin, nëse Irani vendos të kundërpërgjigjet. Komanda Qendrore është në gjendje të lartë gatishmërie”, deklaroi Trump.
Ndërkohë, udhëheqësi i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, paralajmëroi hakmarrje ndaj Izraelit për sulmin.
“Me këtë krim, regjimi sionist i ka imponuar vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm, dhe me siguri do ta përjetojë”, deklaroi Khamenei.



Të tjera
Aktuale
Kurti tregon pesë vendimet e para që do t’i marrë mandatin e radhës
Albin Kurti po synon një tjetër
Aktuale
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, por i garantova që do të jetë e paqes
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në
Aktuale
Marrëveshje dhjetëra milionëshe, masat që i hoqi BE-ja
Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë