Donald Trump ka folur sërish për pushtimin e shtetit ukrainas nga Rusia.
Ish-presidenti amerikan ka fajësuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për pushtimin e Ukrainës nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në vitin 2022.
“Mendoj se Zelensky është një nga shitësit më të mëdhenj që kam parë ndonjëherë. Sa herë që ai vjen, ne i japim 100 miliardë dollarë”, tha 78-vjeçari në podcastin PBD, shkruan cnn.
“Kush tjetër ka marrë aq shumë para në histori? Nuk ka pasur kurrë. Dhe kjo nuk do të thotë që nuk dua ta ndihmoj, sepse ndjehem shumë keq për ata njerëz. Por, ai nuk duhej kurrë ta kishte lejuar të fillonte ajo luftë. Ajo luftë është një humbje”.
Trump ka një histori të gjatë të lavdërimeve ndaj liderit rus dhe kur ishte president, ai shkoi aq larg sa të mbështeste Putinin përpara komunitetit të inteligjencës amerikane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Ndryshe, Zelensky dhe Trump janë takuar muajin e kaluar dhe kanë folur rreth mundësisë së përfundimit të luftës.



Të tjera
Lajme
Dekretohet ligji për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes
Është dekretuar ligji për ratifikimin e
Aktuale
Aktakuzë për togerin e Policisë së Kosovës, dyshohet që deri më 17 korrik 2025 ka spinuar për BIA-n serbe
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Aktuale
Osmani ia merr Vetëvendosjes këtë deputete për zgjedhjet e 7 qershorit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka