Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi gjatë një takimi me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë se bisedimet me Iranin po zhvillohen “shumë mirë” dhe mund të përfundojnë këtë fundjavë.
Trump u shpreh optimist për ecurinë e negociatave, duke theksuar se është “shumë afër nënshkrimit të dokumenteve”, një deklaratë që lë të kuptohet se palët mund të jenë pranë një marrëveshjeje të rëndësishme.
Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër liderët evropianë që kanë kundërshtuar veprimet ushtarake të Izraelit.
“Ata nuk kanë guximin të luftojnë barbarët”, deklaroi Netanyahu.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka propozuar që misionit detar të BE-së t’i besohet roli kryesor në operacionet e pastrimit të minave në Ngushticën e Hormuzit.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar