Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha që në mëngjes ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, i cili pritet të zhvillojë sot një vizitë në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Basha e ka cilësuar Ramën si pari që sanksionoi Kosovën me anulimin e mbledhjes së dy qeverive.
Tutje, Basha ka pretenduar se anulimi i mbledhjes, erdhi si “pasojë e zemërimit të Ramës me Kurtin që nuk implementoi Asociacionin”.
“Mirëpo z. Rama, meqë po e luani ndërkombëtarin neutral, a na tregoni sa herë keni anuluar ndonjë takim me Vuçiqin kur ai haptas 𝐑𝐄𝐅𝐔𝐙𝐎𝐍 të pranoj ekzistencën e çfardo marrëveshje? Dhe z. Rama, kur e pyesin mikun tuaj Vuçiq pse nuk e nënshkruat marrëveshjen në Ohër, ai tallet me juve dhe BE-në duke thênë se “ka dhimbje të papërballueshme në dorën e djathtë me të cilën nënshkruan, dhe kjo dhimbje do ta përcjell për 4 vitet e radhës!”, ka shkruar ai.
Në fund, Basha i ka bërë thirrje Ramës që t’i nënshkruajë marrëveshjet ku përfiton Kosova e Shqipëria, gjë të cilën, kryeministri shqiptar njoftoi se veç e ka bërë tashmë, derisa i bëri thirrje kryeministrit Kurti që ta bëjë të njëjtën.