Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e një personi në Podujevë, i cili ditën e djeshme terrorizoi qytetin me një kallashnikov.
Siç bëhet e ditur në raport, i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të dy personave.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzoja, ndërsa nga predhat janë dëmtuar dy vetura.
Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një karikatorë me 15 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është kualifikuar “si vrasje e mbetur në tentativë”.
“Podujevë/28.01.2026 – 13:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë, por nuk janë goditur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzoja, ndërsa nga predhat janë dëmtuar dy vetura. Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një karikatorë me 15 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,