Një punëtor në Pejë ka vdekur derisa ishte duke punuar në shtyllë elektrike.
Lajmin për Nacionale e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se aktualisht nuk janë në dijeni se çfarë moshe ishte viktima.
Kosova s`i rinovoi, Serbia i forcoi: A po i hakmerret Kosovës ndalja e kontratave lobuese në SHBA?
Ai ka thënë se mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij.
“Punëtori ishte duke punuar në shtyllën elektrike dhe ka rënë në tokë. Akoma nuk kemi informatë se a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi .