Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Komoran.
Të përfshirë në aksident kanë qenë dy kamionë dhe një furgon.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Ky i fundit ka thënë se katër persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti.
“Në ora 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran). Njësia policore nga vendi i ngjarje njofton se në aksident janë përfshirë tri automjete (dy kamionë e një furgon). Deri në këtë moment ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona të lënduar. Drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë për momentin është i bllokuar”, ka thënë Krasniqi per lajmi.net