Një grua është gjetur pa shenja jete dje në Gjilan, nga një dëshmitar nga vendi i ngjarjes.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, tha policia.
Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion./Botapress.info/.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHIMTË /Gjilan 21.02.2022-09:37. Nga një dëshmitar rasti është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.