Dy trena lokalë janë përplasur në një incident të rëndë në qytetin e Mynihut në Gjermani. Të paktën një person është vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur.
Sipas policisë përplasja ndodhi pranë stacionit Ebenhausen-Schäftlarn.
Disa nga të plagosurit kanë pësuar lëndime të rënda, raportojnë mediat gjermane, derisa një drejtues treni dyshohet se është bllokuar në vendngjarje.Duke konfirmuar incidentin, policia në Mynih tha se shërbimet e urgjencës janë në vendin e ngjarjes derisa rruga është mbyllur plotësisht.