Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar të ketë ndodhur dje në fshatin Harilaq të Fushë Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me veturë ka goditur këmbësoren, femër shtetase siriane.
KEDS njofton për vendet që do të mbesin në terr këto tri ditë
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe një ekip mjekësor.
Mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.