Një masakër e vërtetë ka ndodhur këtë të mërkurë në Francë. Mediat raportojnë se një person u vra nga policia, pasi kishte marrë peng dhe më pas ekzekutoi me armë 5 anëtarë të familjes së tij.
Ngjarja e tmerrshme nisi mbrëmjen e së martës kur një 22-vjeçar nisi të mbajë peng në shtëpi disa persona, mes të cilëve babanë e tij, njerkën, dhe 3 fëmijët e tyre, në qytetin e vogël lindor të Douvres, pranë Lionit.
Njolloset Parajsa, mbi 100 mijë litra naftë derdhen në plazhin përrallor
Mediat franceze raportuan se policia negocioi me pengmarrësin gjatë natës, por më kot. Gjatë ditës së sotme, ai nisi të qëllonte me armë. Forcat e policisë ndërhynë dhe arritën të vrasin 22-vjeçarin, ndërsa kuptuan se ai kishte vrarë 5 pjesëtarë të familjes së tij, mes të cilëve babanë, dy motra dhe vëllain.
Një i afërm i familjes tha se autori punonte në një restorant në zonë, por nuk tha asnjë detaj për gjendjen e tij mendore apo probleme të shfaqura së fundmi. /Botapress.info/