Tronditëse: Rusia godet me raketa maternitetin në Ukrainë, foshnja të porsalindura mbesin nën rrënoja

Lufta në Ukrainë vijon në ditën e 14-të të saj, ku rusët kanë bombarduar dhe shkatërruar gjithçka. Mediat e huaja bëjnë me dije së fundmi se rusët kanë bombarduar një maternitet në qytetin ukrainas të Mariupol.

LEXO EDHE KETE

A janë larguar 40 ushtarët ukrainas nga Kosova, flasin nga NATO

“Forcat pushtuese ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve. Shkatërrimi është kolosal”, thuhet në një postim në internet, duke shtuar se ende nuk dihet ndonjë shifër viktimash.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai ka publikuar një video spitali i bombarduar, teksa shkruan se aty ka fëmijë nën rrënoja.

 

Advertisements

Zelensky edhe një herë bën thirrje për mbylljen ajrore.

“Mariupol. Goditja e drejtpërdrejtë e trupave ruse në maternitetin. Njerëzit, fëmijët janë nën rrënojat. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin? Mbylle qiellin tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por ju duket se po humbni njerëzimin” shkruan Zelensky.

ngjashme