Ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare, kampion bote në taekwondo, Aleksandros Nikolaidis. Nikolaidis, përveçse kampion i gjithanshëm, fitoi edhe medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike në Athinë në 2004 dhe në Pekin në 2008, ndërsa në Londër në 2012 mori nderin të mbante flamurin grek, transmeton Botapress.info
Dy vjet më parë, ai zbuloi se vuante nga kanceri, e sfidoi për vite me radhë, por nuk mundi ta mposhtë. Ai ka ndërruar jetë sot dhe në rrjetet sociale ka dalë një letër prekëse që synonte ta publikonte pas vdekjes.
“Nëse po e lexon këtë mesazh, do të thotë se kam shkuar në një vend më të mirë. Dy vitet e fundit kam vuajtur nga një lloj kanceri për të cilin nëntë në dhjetë mjekë grekë nuk kanë dëgjuar kurrë. Mjeku im lëvizi qiellin dhe tokën për të më shpëtuar. Asnjëherë nuk e kam pyetur veten pse po më ndodhte mua sepse mund t’i ndodhte kujtdo. Po largohem nga jeta si një njeri i lumtur. Ëndrrat e mia u realizuan, dhe unë kam qenë shumë herë në podium dhe kam përfaqësuar vendin tim – shkruan ai në një letër që preku zemrat e shumë njerëzve.
Nikoladis kërkoi gjithashtu që të gjitha medaljet e tij të shiten dhe t’u dhurohen shoqatave që ndihmojnë fëmijët me kancer. /Botapress.info/