Ato po vazhdojnë të qëndrojnë ende në këtë lokacion, ndërsa nuk dihet nëse do të vazhdojnë rrugën në drejtim të Mitrovicës ose jo.
Stoltenberg: Dhuna po e kthen prapa Kosovën, duhet të ndërmerren hapa për deeskalim
Protestuesit në Zveçan po qëndrojnë si rëndom nëpër tendat e improvizuara afër ndërtesës së komunës.
Disa prej tyre kanë luajtur basketboll deri në këto momente kur po raportojmë dhe tani kanë ndërprerë lojën për shkak të reshjeve të shiut.
Ushtarët e KFOR-it, të cilët janë në numër simbolik po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit komunal.
Një numër i tyre janë pozicionuar edhe në hyrje-daljet kryesore të kësaj komune.Situata aktualisht është e qetë.
Situata në komunat veriore është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar janë detyruar të futen në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe gazetarët./Botapress.info/