Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në mëngjesin e së martës në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Në këtë aksident, të përfshirë ishin një kamion dhe dy vetura.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.