Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e djeshëm, ku tre persona u arrestuan pasi u janë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme dhe substancë narkotike, e llojit kokainë.
Sipas policisë gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre si prova materiale janë sekuestruar: një peshore digjitale, 6.1 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një DRON i kamerave.
Me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Ali Vitija , Prishtinë 05.10.2021-17:10. Janë arrestuat tre të dyshuat meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të të njëjtit në trup u janë gjetur dhe sekuestruar : 3245 € para dhe 103 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre si prova materiale janë sekuestruar: një peshore digjitale, 6.1 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një DRON i kamerave. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim, percjell Botapress.info