Mbrëmë rreth orës 18:50, policia ka pranuar një informatë se një grua ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në rrugën “12 Qershori” në Shtime.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Gazetën Express se menjëherë në vendngjarje ka dalë patrulla policore, e cila ka hasur në personin e lënduar, një 46 vjeçare.
“Më pas ka arritur edhe ekipi i emergjencës së Shtimes, i cili e ka transportuar të lënduarën në QKMF-Shtime për trajtim mjekësor. Rreth orës 19:20 është pranuar informata se e lënduara ka ndërruar jetë”, tha Veseli.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal, të cilët kanë dalë në vendngjarje. Nga hetimet e para dyshohet se viktima kishte rënë aksidentalisht me gjithë shtyllat metalike ( gilindera). Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML Prishtinë për obduksion”, tha i.
Rasti është hapur si “hetim mbi vdekjen”.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar