Policia e Kosovës ka arrestuar një 51-vjeçar në Skenderaj, pasi që i njëjti me armë zjarri ka vrarë gruan e tij.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në fshatin Llaushë të Skenderajt, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet e nevojshme të policisë.Policia ka bërë të ditur se lidhur me veprën penale është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa nga i njëjti është konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi.
“Lidhur me veprën penale është arrestuar një person i dyshuar, nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë (6) gëzhoja”, thuhet në njoftimin e policisë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.