Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka dhënë informacione të reja në emisionin “Kosova Live” në T7 lidhur me rastin tragjik ku humbën jetën tre persona.
I pyetur nëse nëna e fëmijëve ka qenë në vendin e ngjarjes, ai tha se deri më tani nuk ka informacione të sakta për vendndodhjen e saj.
“Sipas informatave që kemi, askush nuk ka njohuri të saktë për nënën. Ka pretendime se ajo është zhdukur, madje disa thonë se është raportuar si e zhdukur”, u shpreh Krasniqi.
Megjithatë, ai theksoi se, me vendim të gjykatës, kujdestaria e fëmijëve i ishte dhënë babait.
“Prej rreth dy vitesh, nëna nuk ka jetuar me ta, ndërsa ata kanë qenë nën përkujdesjen e babait”, shtoi ai.
Sipas tij, për këtë arsye, nëna nuk është parë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka pasur prezencë as pas ndodhjes së tragjedisë.
Për më shumë, ndiqni videon e plotë:



Të tjera
Kulture Lajme
Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pesti në skenë me “Nan”
Sonte zhvillohet finalja e madhe
Aktuale
Osmani: Fushë Kosovë sot na dha forcë, zemër e bindje se e ardhmja ndërtohet përmes bashkimit të njerëzve
Kandidatja e LDK-së për
Aktuale
Mbi 95 mijë mërgimtarë të regjistruar për votim me postë – miratohet dizajni për diasporën
Nesër më 17 maj është