Mbrëmjen e së premtes komuna e Deçanit, u trondit nga një tragjedi që ndodhi në fshatin Gllogjan. Një autobus me nxënës u qëllua me kallashnikov, duke lënë të vdekur tre persona, shoferin e autobusit dhe dy nxënës.
Ndërkaq edhe një tjetër është plagosur nga këto të shtëna, por gjendja e tij është stabilie. Në ndërkohë autobusi i cili kishte qëndruar disa ditë në vendin e ngjarjes tashmë është larguar./Botapress.info/