Të paktën 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi të mërkurën në mëngjes në një autostradë në Meksikën qendrore, sipas një zyrtari lokal.
Ngjarja e rëndë u shënua në aksin rrugor midis Cuacnopalan dhe Oaxacës, në shtetin Puebla, ku u përplasën tre automjete – një kamion-cisternë, një autobus dhe një furgon.
“18 persona vdiqën në vendngjarje dhe tre të tjerë vdiqën më vonë në spital. Disa të tjerë u plagosën dhe po marrin kujdes mjekësor,” shkroi Samuel Aguilar Pala, një zyrtar i qeverisë lokale, në platformën X.
Sipas raportimeve të gazetës meksikane La Jornada, aksidenti ndodhi kur një kamion çimentoje tentoi të tejkalonte një furgon.
Gjatë manovrës, ai hyri në korsinë e kundërt, ku fillimisht goditi një autobus, dhe më pas u përplas ballë për ballë me furgonin e pasagjerëve, përpara se të binte në një përrua dhe të shpërthente në flakë, raportoi La Jornada.
Pamjet dramatike të publikuara nga një gazetar vendas në rrjetet sociale tregojnë një re të dendur tymi të zi që ngrihet nga përroi, ndërsa një pjesë e gjatë e kangjellave mbrojtëse të rrugës është shkatërruar nga përplasja.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,