Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Rakaj të Ferizajt, është hasur një person pa shenja jete.
Sipas zëdhënësit të policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, viktima është një 29-vjeçar.
“Më 16.05.2026, rreth orës 07:35, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë nga një qytetar se në fshatin Rakaj, kishte vërejtur një person pa shenja jete.
Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, së bashku me njësinë reaguese dhe hetuesit e stacionit policor. Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 29-vjeçar.
Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit, krimteknikët rajonal dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)” deklaroi Veseli për IndeksOnline.
Ai shtoi se policia, nën autorizim të prokurorit të shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit./



Të tjera
Aktuale
Shumica e votave të numëruara – cilëve kandidatë që aktualisht kanë fituar mandatin u rrezikohet ende ulësja në Kuvend
Numërimi i votave për partitë politike
Showbiz
Vildane Zeneli ndez rrjetin me paraqitjen e fundit provokuese
Vildane Zeneli vazhdon të jetë një
Lajme
Ky është udhëtari që humbi jetën pasi zbriti në Aeroportin e Prishtinës
Ajo që duhej të ishte një