Pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lockdown”.
Gjatë operacionit u godit një grup kriminal i përfshirë në shitjen e armëve të zjarrit të trafikuara nga Kosova në Tiranë, dhe u vunë në pranga katër shtetas banues në Tiranë: G. N., 39 vjeç, R. R., 48 vjeç, K. C., 49 vjeç, A. C., 45 vjeç, transmeton Klankosova.tv.
Hetimet, siç thotë Policia e Shtetit, tregojnë se të arrestuarit siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, të cilat i sillnin në Tiranë për t’i modifikuar dhe magazinuar në ambientet e Selitës.
“Gjatë kontrollit në ambientit e përshtatur, banesave të tyre, shërbimet e Policisë 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, jelek multifunksion dhe 9 celularë.
Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë Shqiptare në Facebook.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar