Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, dyshohet se është sulmuar nga tifozët e Gjilanit në ndeshjen që dy skuadrat zhvilluan ndaj njëra-tjetrës të dielën në stadiumin “Agim Ramadani” në Gjilan.
Ai pësoi një lëndim pas hyrjes në fushën e lojës të një numri të madh tifozësh të Gjilanit. Tifozët vendës “pushtuan” terrenin e blertë pas shënimit të golit të barazimit për 1-1 nga skuadra e tyre.
Auto-ambulanca zbarkoi në fushën e lojës për të transportuar portierin Frashëri në spital, tregojnë pamjet e transmetimit të ndeshjes.
Golin e barazimit e realizoi portieri i Gjilanit, Enea Koliçi, pas një rivënie nga këndi në minutën e fundit të takimit./Botapress.info/