Një avion Airbus A 320-214 i kompanisë Avianca u detyrua të bëjë ulje emergjente duke u rikthyer sërish në pistën që sapo ishte ngritur pasi një prej motorëve shpërtheu në flakë.
Avioni u ngrit nga aeroporti i ishullit San Andrés në Bogotá, Kolumbi, ndërsa vetëm pak minuta më pas, një prej motorëve u përfshi nga flakët pasi një zog u fut në të. Piloti reagoi shpejt dhe e uli avionin të sigurt në pistë, pa lënduar asnjë person.
Teksasi pushtohet nga stuhitë, kokrra e breshrit sa një top golfi
Një video e avionit është bërë virale në internet teksa “Airbus A” fluturon mbi kokat e turistëve në ishull, ndërsa flaka del nga motori.
Ditët e fundit janë raportuar disa raste të ngjashme kur motorët janë përfshirë nga flakët, por për fat të mirë, pilotët kanë arritur t’i ulin avionët të sigurt në pistë./Botapress.info/