7 persona kanë mbetur të asfiksuar nga zjarri i rënë këtë pasdite pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.
3 zjarrfikës dhe 4 qytetarë janë dërguar në urgjencën e QSUT, raporton gazetarja e Top Channel Alma Demiraj.
Forcat zjarrfikëse po evakuojnë banorët të cilët ndodhen ende brenda pallatit, i cili u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të marte.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri që ka shkrumbuar gjithë fasadën e pallatit.
Në vendngjarje ndodhen 2 Helikopterë Cougar ne misione nga ajri për shuarjen e flakëve, 8 Zjarrfikëse, 6 nga emergjencat dhe 50 persona qe përfshin ushtrine, emergjencat civile, si dhe 4 autoambulanca./ TCH



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar