Botapress, 30 Prill – I humbi zgjedhjet për deputet në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e 25 Prillit, por Pandeli Majkos i vjen një përkrahje e madhe nga Kosova. Në një lajm të botuar për Panedli Majkon për humbjen e tij në zgjedhjet e fundit nacionale të Shqipërisë, një komentues nga Kosova me emrin UCK KOSOVA ka shkruar “Ti duhet të jesh president i Shqipërisë!” shkruan Botapresss.
Të shtojmë se Pandeli Majko ishte kryeministër i Shqipërisë në vitet 1998-99 gjatë kohës së luftës në Kosovë. Por lidhja e tij me Kosovën nuk ka të bëjë vetëm pozicionin e tij si kryeministër i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë.
Familja Majko ka krijuar lidhje krushqie me një familje nga Kosova. Vëllau i Pandeli Majkos është martuar me një vajzë nga Kosova, shkruan Botapress.