“Ti ditën e trëtë ki me u harru”, pas statusit banal të Ferajt, vjen reagimi nga reperi Gold AG

Reperi Gold AG, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj i cili më herët tha “Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllëzërit e tij”.

Arian Agushi përmes një komenti në postimin e Ferajt tha se është historija që flet për Haradinajt, ndërsa i tha atij se ai do jetë i harruar shpejt kur të vdes.

“Historia do t’flet gjithmonë për vëllezërit Haradinaj, për ata që ranë e ata që jan gjallë.E ti ditën e tretë t’pames ki mu harru o i harrur”, ka shkruar ai.

LEXO EDHE KETE

Feraj i VV-së: Pse Ramushi s’po jep përgjigje pse Serbia nuk e vrau atë por vëllezërit e tij

Feraj, i cili është i njohur për gjuhën e përsëritshme linçuese, shtroi pyetjen se “Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllëzërit e tij”.

Ndryshe, edhe Kurti ditën e djeshme i quajti sindikalistët si të PAN-it, koalicioni i dikurshëm i qeverisë së Kosovës që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj./Botapress.info/

ngjashme