Ndeshja e dytë çerekfinale e Ligës së Kampionëve te vajzat mes Barcelonës dhe Real Madridit do të hyjë në histori.
Mbi 90 mijë shikues ishin në stadiumin “Camp Nou” për këtë ndeshje.Saktësisht, 91 mijë e 553 persona ndoqën nga afër ndeshjen e dytë çerekfinale mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Ndërkohë, Barcelona arriti kualifikimin duke fituar 5:2, në total 8:3 nga dy ndeshjet.