Thomas Müller-it i ndodh e papritura në shtëpinë e tij

Merr fitoren kundër Barcelona (2-0) në “Allianz Arena”, Thomas Myller e festoi mrekullisht ditëlindjen e 33-të. Një përkim që më pas u kthye në hidhërim për yllin e Bayern Munich. Pasi përjetoi një “slitë” emocionesh në ditëlindjen e tij, shtëpia iu grabit në mes të ndeshjes kundër Barçës në Champions League.

Sipas gazetës gjermane BILD, shtëpia e mesfushorit bavarez është bastisur mbrëmë rreth orës 22:00, gjatë ndeshjes kundër Barcelonës. Policia konfirmoi se janë vjedhur para të gatshme, bizhuteri dhe sende me vlerë në rangun gjashtëshifror (mbi 100.000 euro). Ende nuk ka asnjë gjurmë të hajdutëve dhe hetimet janë duke u zhvilluar.

Zv.kapiteni i Bayernit mësoi për këtë plaçkitje menjëherë pas fishkëllimës së fundit dhe shkoi direkt në shtëpi. Kjo shpjegon edhe pse Müller nuk dha asnjë intervistë pas ndeshjes. Zyrtarisht, Bayerni kishte bërë të ditur se largimi i papritur i futbollistit ishte për shkak të një “angazhimi privat”.

Ja deklarata e policisë bavareze:

“Mbrëmë, rreth orës 22:00, policia ka marrë njoftimin për një grabitje në një shtëpi të vetme në komunën e Otterfing përmes një qendre alarmi, kështu që disa patrulla janë zhvendosur në pronë për ta kontrolluar atë. Ndërsa vetëm pak minuta më vonë patrulla e parë nga komisariati i Holzkirchenit mbërriti në ndërtesë, të paktën dy autorë të panjohur u larguan nga kopshti përmes një fushe ngjitur dhe u arratisën në errësirë.

Si rezultat, shërbime të tjera emergjente, si dhe qentë e shërbimit dhe një helikopter policie, bashkë me komunitetin e Otterfing nisën një kërkim intensiv për hajdutët e arratisur. Megjithatë, përpjekjet e kërkimit kanë qenë të pasuksesshme deri më sot.

Gjatë kërkimit të vazhdueshëm për autorët, hetimet fillestare në vendngjarje u morën nga shërbimi i përhershëm kriminal i Inspektoratit të Policisë Kriminale Rosenheim, të cilat tani për shkak të përgjegjësisë vijojnë nga Stacioni i Policisë Kriminale Miesbach. Të huajt vodhën para, bizhuteri dhe sende me vlerë në rangun me gjashtë shifra”./Botapress.info/

ngjashme