Agjencia për Informim dhe Privatësi njoftoi se ka pranuar shqetësime nga përdorues të aplikacionit Viber për thirrje telefonike nga numra të panjohur.
Në një reagim në Facebook, AIP-ja shkroi se thirrjet ishin ndërkombëtare, derisa listoi hapat që duhet ndërmarrë për të shtuar sigurinë e të dhënave.
Agjencia rekomandoi që të aktivizohet opsioni i ID-së së telefonuesit te butoni “Account Settings” në Viber për të parë se kush telefonon, edhe nëse thirrësi nuk është i regjistruar në kontakte.
U bë thirrje për kujdes dhe ndjekje të udhëzimeve të aplikacionit.
Rekomandimet e Agjencisë për Informim dhe Privatësi:
- Ndiqni udhëzimet e Viber për trajtimin e thirrjeve të tilla: https://help.viber.com/hc/en-us
- Aktivizoni opsionin e ID-së së telefonuesit në cilësimet e llogarisë tuaj (Account Settings) për të parë se kush po telefonon, edhe nëse nuk janë të regjistruar në kontaktet tuaja.
- Nëse merrni telefonata të dyshimta, RAPORTONI ato si SPAM! Kjo do ta ndihmojë Viber-in të bllokojë këta numra dhe të mbrojë të tjerët që të mos bien viktimë e mashtrimeve.
Mos harroni, siguria e të dhënave tuaja është në duart tuaja! Jini të kujdesshëm dhe ndiqni gjithmonë udhëzimet e aplikacionit tek rubrika “Të dhënat dhe Privatësia” (Data and Privacy)
Viber është platformë japoneze për kontakt nëpërmjet internetit. Ishte lansuar në 2010-n, ndërsa kompania ka bërë thirrje që të instalohen përditësimet, në mënyrë që të dhënat e përdoruesve të jenë të sigurta./Botapress.info/