Publicisti Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka komentuar rritjen e numrit të rasteve me CoVID-19 në Kosovë.
Kelmendi ka thënë se numri i rasteve është rritur në 10 mijë për qind.
“Prej 5-6 rasteve në ditë në plot 562 raste në ditë. Kjo i bjen 10 mijë për qind rritje e rasteve brenda 2-3 javëve. Jo 100 për qind, as 1 mijë, po 10 mijë për qind!!!”, shkroi Kelmendi duke pyetur se ku mbetën ata ekspertët që na thoshin se s’ka pasur kurrë virus?
“Ose këto qeveritë, njëra që thotë kur unë erdha e mbyta virusin, e tjetra ia kthen – na e patëm mbytë e ti kinse po e varrosë?! E dhimbshme, mjeruese! Ta kuptojmë që koronavirusi as nuk është lojë fëmijësh e as luftë politike. Kushdo që nuk vaksionohet luan me vetveten!”, përfundoi ai./Botapress/