Përplasje mes të rinjve është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjermani. “Bild’, bën me dije se 20 të rinj janë përplasur fizikisht mes tyre, brenda një feste në një bordello.
Si pasojë e përplasjes, një 25-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas mediave gjermane ai është plagosur me thikë dhe ka marrë plagë në shpinë dhe në kokë.
Policia u lajmëruar nga dëshmitarët që ishin të pranishëm, ndërkohë të rinjtë që janë përfshirë në ngjarje janë larguar sapo kanë mbërritur efektivët.
Por nga policia u ndaluan pesë persona, katër prej të cilëve u liruan pas disa orësh qëndrim në komisariat. Sakaq ende nuk janë të ditura shkaqet që sollën konfliktin mes të rinjve./Botapress.info./