Me nismën e disa ish-ambadorëve të Kosovës, është themeluar Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës, në krye me Ambasadorin e parë të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, raporton Express.
Sipas një njoftimi drejtuar mediave, ky Këshill është themeluar me qëllim të avancimit të interesave shtetërore të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare përmes veprimtarive të diplomacisë qytetare, hulumtuese e akademike, si dhe ofrimit të përvojës dhe mbështetjes profesionale për politikën e jashtme të Kosovës.
“Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës është Ambasador Avni Spahiu. Një aktivitet përurues i CKA-së do të mbahet sot, ditë e enjte, më 27 prill 2023, në Prishtinë. Kuvendi i parë zgjedhor do të mbahet në vjeshtë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Me nismën e një numri ish-ambasadorësh të Kosovës është themeluar Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës, në anglisht Council of Kosovo Ambassadors (CKA). Këshilli do të njihet me shkurtesën CKA dhe është organizatë joqeveritare e organizuar në formë të shoqatës.
CKA është themeluar me qëllim të avancimit të interesave shtetërore të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare përmes veprimtarive të diplomacisë qytetare, hulumtuese e akademike, si dhe ofrimit të përvojës dhe mbështetjes profesionale për politikën e jashtme të Kosovës. Fushëveprimi i saj është diplomacia publike e qytetare.
Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës është Ambasador Avni Spahiu. Një aktivitet përurues i CKA-së do të mbahet sot, ditë e enjte, më 27 prill 2023, në Prishtinë. Kuvendi i parë zgjedhor do të mbahet në vjeshtë.