Thellohet tragjedia, 27-vjeçarja që humbi jetën nga rryma elektrike ishte shtatzënë

Një grua e re humbi jetën në një incident tragjik mëngjesin e sotëm në Durrës.Ngjarja ndodhi në lagjen 14 të qytetit bregdetar. Familjarët e kanë gjetur pa jetë në oborr të renë, ndërsa dyshohet se ajo ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Nga hetimet e para rezulton se kabulli që zgjatej përmes oborrit për të furnizuar me energji lavazhin para shtëpisë ka bërë masë dhe në kontakt me rrethimin metalik është kthyer në përcjellës masiv të energjisë. Në padijeni gruaja e re ka rënë në kontakt me të dhe ka gjetur vdekjen.

LEXO EDHE KETE

Ra në kontakt me rrymën elektrike, gjendet e vdekur në oborr 29-vjeçarja

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, viktima ishte shtatzënë./Botapress.info/

ngjashme