Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një lexim retrospektiv thotë se dy figura politike në vend kanë fituar ndaj LDK-së duke e shfrytëzuar LDK-në.
E këto dy figura, sipas tij, janë ish-Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeminstri i tashëm Albin Kurti.
“Albin Kurti në mënyrë të rafinuar, në mënyrë të përsosur e ka ndërtuar 2019-2021 lëvizjen politike për me e përdorë LDK-në me e fitu LDK-në. Kjo është shumë e dhimbshme, por është mjeshtër politik në këtë rrafsh. Sepse ka qenë i pamjaftueshëm vetë”, ka thënë Lutfi Haziri në RTK.
“Edhe fitorja e PDK-së në nëntor të 2007 ka ardhur si pasojë e ndarjes së dhimbshme të LDK-së. Sepse kur dy veta përlahen, thonë fiton i treti, kur dy veta ndahen, fiton i treti. Neve na ndodhi ajo situatë. Ka qenë gabim i yni. Është shfrytëzuar maksimalisht prej tyre, por kjo është politika: mos gabo se të tjerët ta shfrytëzojnë. Ne kemi nxjerrë mësime, kinse. Do të duhej me nxjerrë mësime, mos me leju me ndodhë”, tha Haziri.