Teuta Haxhijaj është emër i njohur jo vetëm i rrjeteve sociale, por edhe më shumë. Postime e saj, anipese kanë prejardhje prej Anës së Podgurit të rrethit të Istogut, në përmbajtje janë postime që kanë dimensione më të gjëra se sa Ana e Podgurit, shkruan Botapress.
Dje ka qenë një ditë e ngarkuar jo vetëm për Teutën por edhe për krejt Kosovën. Në Kuvend u gjuajtën me shishe uji e me grushta dhe njërzia u ngujuan pranë televizorëve për të parë “çudinë me sy” që zgjati disa minuta.
Por në mbrëmje Teuta Haxhaj ka qellu me fat. Te motra ka gjetë “bukë e kripë e zemër”, nejse edhe diçka më shumë, si pite me përpeq, kofsha pula, sallatë …..
Ajo tha se i ka ngrënë veç “nja dy kafshore” por e ka postuar vetëm pamjen e fillimit të ngrënjes, jo edhe “fundin e tepsisë!”
Motra jem e dytë, Lirija, është një kuzhinjere gati e përkryme dhe për fat t‘mirë temin banon, me burrin dhe çikën, shumë afër vendit ku unë punoj. Tanaherët i kam ni prindërit e mi t’u thanë që është „sevap“ me ju shku bijave shpesh e masi unë tjera „sevape“ zakonisht nuk boj, bile shkoj shumë shpesh me vizitu qit motër 😁
Jo që najsen se njeri mundet me thirrë edhe n‘telefon por m‘doket dyqysh shumë jo personale pa shku vet aty e me ditë çka i kanë punët, a din, motër mo e njeri po bohet marak 😉
E tanaherët kur t‘shkoj qëllon ose koha e drekës ose e darkës, m‘varësisht nga ndërrimi i punës, e dyqysh m‘vjen keq mos me ulë me hangër, a din, s‘po ka kuptim mos m‘u ulë, qy😜😁
Edhe e din cilat ushqime m‘i kána ma shumë e bash qato, si për sherr, i gatuan ma shpesh, s’di pse.
E nejse, se prej pramshit s‘kam hanger kurgja e po ulna nja dy kafshatë veç…