Teuta Haxhiaj, tashmë është një emër i njohur në opionin publik shqiptar për pikëpamjet e saja të shprehura kryesisht lidhur me dukuritë negative në shoqëri por edhe për shpërfaqjen e traditave e kulturës shqiptare të Anës së Podgurit por edhe të Dukagjinit.
Së fundi ajo ka përmendur një përshëndetje të bukur shqipe që përdoret në Anën e Podgurit, zakonisht në takimet përshëndetëse të mëngjesit:
Ja postimi i Haxhijajt në Facebook
Rrallë kund ka përshëndetje ma të bukura e ma domëthënëse se ato në gjuhën shqipe.
Njëra nga to, e cila është përdorë ktyneherë dhe përdoret n‘Podgur edhe sot e kësaj dite, është përshendetja e mëngjesit:
„A jeni njehë shpija juve?“ dhe pergjigja pastaj „Po, po numër dhe mirë jemi, ka dashtë Zoti… a jeni njehë ju?“
Aq e bukur dhe aq përmbajtësore! ❤️