Këta dy sot para 63 vitesh e kanë pasë ditën e dasmës. Ish pas kanë ditë e dille dhe mot i mirë. Pranverë mo, thojke baba 😉😁
I kanë ba 8 fëmijë bashkë, prej të cilëve 2 nuk jetojnë ma. E mu m’kanë ba vonë e ma s’mrami, mas vakti, krejt pa plan edhe me distancë kogja te madhe ne moshë nga vëllau para meje. Po ku kanë pasë shqiptarët plan familjar atëherë allahile, po nejse. Megjithëse kjo flet shumë për shpirtin tem luftarak dhe këmbëngulës për me dalë gjithqysh n’këtë botë 😜
Por nuk kish pas qenë ide e mirë se kurrë gazepi nuk mu ka nda. Kur jam hy unë në klasë t’parë, vëllau jem i madhi veç ka qenë mësimdhënës n’gjimnaz t’Istogut, dmth. një mësues e kisha n’shkollë e njo n’shpi, mos vet. Tuj kanë rrebele qysh atehere, kishin problem me mu edhe n’shkollë e edhe n’shpi.
Nejse tani dikur u pata urtu e edhe sot jam qashtu e urtë.
E po, qishtu ishin k’ta fëmija që léjnë mas vakti 🤷♀️