Testimi i virgjërisë”, llogaritet vepër penale me kodin e ri që votoi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme. Ky veprim nëse ndodhë do të sanksionohet me këtë kod, pasi që llogaritet si shkelje të drejtave të njeriut.
Qeveria e Kosovës, ka miratuar sot ndryshimin në Kodin Penal, përmes së cilit parashihen dënime më të ashpra për të dënuarit për dhunë në familje, sulm seksual e dhunimit.
“Të dënuarit për dhunë e sulm seksual, nuk mund të marrin patentë-shoferin as punë publike”
Një pjesë e rëndësishme e këtij kodi përveç masave ndëshkuese për dhunuesit është edhe llogaritja si vepër penale e testimit të virgjërisë, shkruan Insajderi.
Ministria e Drejtësisë përmes së cilës kanë kaluar ndryshimet në këtë kod, konsideron se kërkimi i këtij testi do të sanksionohet pasiqë kërkimi i tij shkel të drejtat themelore.
“Po ashtu është paraparë si vepër e re penale Testimi i virgjërisë, kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se ky është test mjekësor i panevojshëm përmes së cilit shkelen të drejtat themelore njeriut”, thuhet te masat ndëshkuese që ka publikuar këshilltari i Ministres Albulena Haxhiu, Flamur Pireva.
“Andaj synojmë që të sigurohet rritja dhe përputhshmëria e kornizës ligjore të Kosovës me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të cilat i ndalojnë kontrollimet e detyruara të virgjërisë ka bërë ndryshimet e nevojshme në këtë aspekt”, thuhet më tej tek masat ndëshkuese.
Përveç kësaj, me kodin e ri të dënuarit për sulm seksual dhe dhunë në familje, do të përballen me masa të rënda sipas ndryshimeve të Kodit Penal. Atyre parashihet t`u ndalohet kandidimi në pozita publike në periudhën nga 3-10 vjet në të gjitha nivelet. Gjithashtu atyre do tu ndalohet edhe marrja e patent shoferit, shkruan Insajderi.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se njëra nga masat e reja para sheh që të dënuarve tu ndalohet kandidimi në pozita publike në periudhën nga 3-10 vjet në të gjitha nivelet dhe ndalimi i marrjes së patent shoferit
“Përmes këtij Ligji për ndryshmin e kodit Penal, parashihet që për personat që kryjnë sulmit seksual e dhunë në familje të shtohen dënimet plotësuese: ndalimin për kandidim në pozitë publike nga 3-10 vjet në pozitë publike. Ndalimin në punësimin publik në të gjitha nivelet. Ndalimin për përfitimin e patent shoferit që është shpallur fajtor për këto vepra. Ndalimi i aplikimit si investitor strategjikë nga 3-10 vjet. Në rastet kur kemi të bëjmë me dhunim e sulm seksual, kufijtë e zbutje së dënimeve nuk do të zbatohen”, tha Haxhiu në mbledhjen e qeverisë”, tha Haxhiu.
Nuk nuk do të jetë e gjitha, sipas asaj që tha Ministrja Haxhiu. Për personat që me dashje kryejnë këto vepra ndaj grave që ushtrojnë funksione publike dënimet do të nisin nga 6 muaj deri në tri vjet.
“Kushdo që me qëllim të frikësimit, me dashje ushtron dhunë fizike, seksuale e ekonomike ndaj grave që ushtrojnë funksione publike apo kandidate, parashihet që dënimi të jetë 6 muaj deri në 3 vjet. Kurse për vepra penale në formë të organizuar cilësohet rrethanë rënduese. KGJK e mban regjistrin me emër dhe mbiemër të personave që shpallen fajtor për këto vepra penale”, tha Haxhiu para kolegëve./Botapress.info/